​Putin: Rusia do të forcohet siç dëshironte Jelcini

Bota

​Putin: Rusia do të forcohet siç dëshironte Jelcini

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 13:02

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka thënë se është i bindur se Rusia do të zhvillohet dhe forcohet m’u ashtu si dëshironte presidenti i parë i Federatës Ruse, Boris Yeltsin.

“Më kujtohen fjalët e Yeltsinit që i gjithë vendi i di – ‘Kujdesuni për Rusinë’,” ka thënë Putin në hapjen e ceremonisë se qendrës së re në Urale “Presidenti Yeltsin”, transmeton KosovaPress.

“Këto fjalë i drejtohen secilit prej nesh, brezave të sotshëm dhe të ardhshëm”, ka thënë Putin.

Jelcin dëshironte që Rusia të bëhet një vend i begatë, i fuqishëm dhe i lumtur, ka thënë Putin, duke shtuar se ishte e nevojshme për të kapërcyer shumë probleme që qëllimi të arrihej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat