Putin pret që Turqia të kërkoj falje për rrëzim të aeroplanit

Bota

Putin pret që Turqia të kërkoj falje për rrëzim të aeroplanit

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 12:51

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se mendon se udhëheqja e Turqisë “qëllimisht” i ka shtyrë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në pikën e vdekjes.

Duke folur sot në Moskë, zoti Putin tha se pret që Turqia të kërkoj falje dhe të ofroj kompensim, pasi Forca Ajrore Turke e rrëzoi pardje aeroplanin luftarak rus, përgjatë kufirit Turqi-Siri.

Një pilot rus është vrarë, ndërsa tjetri ka shpëtuar.

Putin theksoi se pret që Ankaraja “t’i dënoj kriminelët për këtë krim”.

Mëtutje, presidenti rus theksoi se paraqitja e grupit terrorist, Shteti Islamik, është pasopjë e “pasivitetit të disa vendeve dhe shpeshherë bashkëpjesëmarrjes në terrorizëm”.

Në këtë kuadër, Putin ka shfaqur shpresën se “koalicioni i gjërë ndërkombëtar” do të formohet brenda “një force të fuqishme të koordniuar”, që do “t’i mbështeste aksionet e ushtrisë ruse, e cila po ndërmerr operacione të suksesshme kundër grupeve dhe strukturave terroriste në Siri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat