Tërmet i fuqishëm godet Brazilin

Bota

Tërmet i fuqishëm godet Brazilin

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 11:07

Një tërmet i fuqishëm prej 6.7 shkallësh (sipas disa matjeve tjera del 6.1 shkallësh dhe 7.1) ka goditur sot Brazilin, njoftojnë nga US Geological Survey. Tërmeti ndodhi në 00.45, pak pas mesnate me orën lokale, ndërsa epiqendra e tij ishte 604 kilometra në thellësi të tokës dhe 100 kilometra në jugperëndim të qytezës Tarauaca.

Deri tani janë vërejtur dëme të konsiderueshme materiale, por për viktima nuk ka të dhëna.

Amerika Jugore ka dy zona kryesisht të prekura nga tërmetet. Kufiri mes Perusë dhe Brazilit, si dhe regjioni mes qendrave të Bolivisë dhe Argjentinës./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat