Tunizi: Nga sulmi vetëvrasës – 12 të vrarë

Bota

Tunizi: Nga sulmi vetëvrasës – 12 të vrarë

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 09:53

Autoritetet e Tunizisë thonë se nga një sulm vetëvrasës në një autobus të rojes presidenciale janë vrarë 12 rojtarë.

Për këtë sulm, i cili ka ndodhur në rrugën kryesore në kryeqytetin Tuniz, përgjegjësinë e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik.

Zyrtarët e Tunizisë thanë mbrëmë se në vendin e shpërthimit është gjetur edhe personi i 13 i vrarë, që mendohet se është “terroristi që e ka shkaktuar eksplodimin”.

“Ky sulm është evoluim në sjelljen e terroristëve, kësaj radhe ata e sulmuan simbolin e shtetit dhe në zemër të kryeqytetit”, tha kryeministri i Tunizisë, Habib Essid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat