Gati 600 persona në Pekin gjobiten për shkeljen e rregullores së pirjes së duhanit

Bota

Gati 600 persona në Pekin gjobiten për shkeljen e rregullores së pirjes së duhanit

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 08:25

5 muaj pasi Pekini futi ligjin e ndalimit të pirjes së duhanit, 217 organizata dhe 598 indivitë janë gjobitur për shkelje të rregullores.

Gjobat vlerësohen të kenë shkuar në rreth 570 mijë juan (89 mijë dollarë amerikanë) tha Uang Benjin, nënkryetari i Institutit të Inspektimit Shëndetësor në Pekin.

Ndalimi ka hyrë në fuqi që nga 1 qershori dhe përfshin të gjitha hapësirat publike të brëndshme, si lokale, vende pune, transport publik.

Individët që kapen duke pirë duhan gjobiten deri në 200 juan, ndërsa bizneset deri në 10 mijë juan nëse lejojnë pirjen e duhanit në ambjentet e tyre.

Inspektimet kanë treguar se shkollat, hotelet dhe spitalet janë vendet ku hetimet kryen më rreptësisht, ndërsa restorantet janë vendet ku thyhet më tepër ligji, sipas Uang.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat