Hollande: Të gjithë duhet të punojmë në qetësimin e situatës

Bota

Hollande: Të gjithë duhet të punojmë në qetësimin e situatës

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 23:56

Presidenti i Francës Françoise Hollande ka thënë se fuqitë botërore duhet të bashkëpunojnë mes vete që të ndalin tensionet mes Rusisë dhe Turqisë.

Presidenti i Francës Françoise Hollande ka thënë se fuqitë botërore duhet të bashkëpunojnë mes vete që të ndalin tensionet mes Rusisë dhe Turqisë.

“Të gjithë duhet të punojmë në qetësimin e situatës”, ka thënë Hollande në Paris gjatë konferencës që mbajti së bashku me kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel, e cila po viziton Francën.

Reuters citon presidentin francez i cili ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta mbështes Turqinë në zgjidhjen e problemit të refugjatëve që po ikin nga vatrat e luftës.

Ndërsa Merkel ka deklaruar se ai incident mes Rusisë dhe Turqisë nuk duhet të ndikojë në angazhimet diplomatike për zgjidhjen e krizës në Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat