Merkel: Hollande më kërkoi të mendohem, do të mendohem

Bota

Merkel: Hollande më kërkoi të mendohem, do të mendohem

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 23:46

Kancerlarja gjermane Anglea Merkel ka thënë se do të mendojë për atë se në çfarë mënyre shteti i saj do të mund ta ndihmonte Francën në luftën kundër terrorizmit.

Ajo ka porositur se ISIS “nuk mund të mundet me fjalë”.

“Kur presidenti francez kërkoi nga unë që të mendohem se çka ende mund të bëjmë, atëherë është detyrë e jona që këtë ta bëjmë dhe të reagojmë shumë shpejt”’ ka thënë Merkel në konferencën e përbashkët për gazetarë me presidentin francez Françoise Hollande në Paris.

Merkel ka thënë se pajtohet me luftën e përbashkët kundër terrorizmit.

“Ky është misioni, detyrë e jona. Do të triumfojmë ndaj terrorizmit”, ka thënë Merkel, ndërsa transmeton AP.

Presidenti Hollande ka ftuar Gjermaninë që të angazhohet më shumë në luftën kundër ISIS-it në Siri dhe Irak por ka shtuar se e kupton pse Berlini nuk është përfshirë në operacione ushtarake në këto dy vende.

Merkel më herët në sheshin kryesor të Parisit ka nderuar të vrarët nga sulmet terroriste të 13 nëntorit ku ka vendosur lule të bardha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat