​Kerry thërret për dialog Rusinë dhe Turqinë

Bota

​Kerry thërret për dialog Rusinë dhe Turqinë

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 22:52

Sekretari i shtetit Jon Kerry ka ftuar për qetësi dhe për dialog mes Rusisë dhe Turqisë pasi që forcat turke kanë rrëzuar një aeroplan rus, thuhet nga Departamenti i Shtetit.

“Kerry në bisedën telefonike me kolegun rus Sergei Lavrov ka ftuar Turqinë dhe Rusinë që mos të lejojnë që ky incident të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve”, thuhet në një deklaratë për media lëshuar nga Departamenti i Shtetit amerikan.

Sekretari amerikan ka mbështetur dialogun diplomatik për zgjidhjen e krizës në Siri.

Forcat turke të martën kanë rrëzuar aeroplanin rus duke pretenduar se ka shkelur hapësirën ajrore të këtij shteti.

Të dy pilotët ia arritën të parashutojnë me kohë. Njërin nga ta e vranë rebelët sirianë derisa ishte duke fluturuar me parashutë ndërsa tjetri është gjallë dhe është kthyer në bazë pasi që është shpëtuar nga ushtria siriane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat