Nikolic: Ja pse e putha 3 herë Presidenten e Kroacisë

Bota

Nikolic: Ja pse e putha 3 herë Presidenten e Kroacisë

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 22:12

Presidenti i Serbisë Tomislav Nikolic i cili e befasoi shefen e shtetit kroat Kolinda Grabar-Kitarovic ka shpjeguar se pse e ka bërë këtë.

"Tash ajo e mësoi zakonin serb sikur që ka pasur rastin më herët edhe ish-Presidenti Ivo Josipovic. Dua që ata që nuk i dijnë zakonet tona ti puth 3 herë dhe këtu nuk shoh asgjë të keqe" ka thënë Nikolic.

Më herët, u raportua se Nikolic ka puthur tri herë presidenten kroate, mënyrë kjo tradicionale serbe.

Presidentja kroate ka dashur ta ndërprejë këtë situatë pasi Nikolic ka realizuar puthjen e dytë, por homolog i saj nuk është ndalur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat