​Papa në Kenia: Lufta kundër armiqve të paqes duhet të shkojë përpara

Bota

​Papa në Kenia: Lufta kundër armiqve të paqes duhet të shkojë përpara

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 21:54

Dhuna, konflikti, terrorizmi ushqehen nga frika dhe dëshpërimi që lind nga varfëria dhe shtypja. Kështu ka deklaruar Papa Françesku gjatë vizitës së tij në Nairobi të Kenias.

Lufta kundër armiqve të paqes duhet të shkojë përpara pa frikë dhe plot me besim tek vlerat shpirtërore dhe politike që kanë frymëzuar Kenian, tha Papa Bergolio në fjalën e mbajtur gjatë pritjes nga presidenti Uhuru Kenyatta, djali i themelimit të Kenias moderne, Jomo Kenyatta.

Në ceremoninë pritëse kishte gjithashtu personalitete të larta të fushave të ndryshme dhe trupi diplomatik i akredituar në Nairobi.

Ati i Shenjtë ka bërë thirrje për paqe, komunikim, tolerancë, dhe respekt ndaj njëri-tjetrit. Ai tha se e mira e përbashkët duhet të kthehet në objektiv primar.

Në gjuhën vendase, “Mungu abariki Kenya”, Papa e mbylli fjalimin e tij me “Zoti bekoftë Kenian”.

Vizita e papës në Afrikë do të zgjasë deri më 30 nëntor, ku do të vizitojë edhe Ugandën dhe Republikën Qendrore Afrikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat