Gjermani, refugjatët përballen me temperatura nën zero gradë celsius

Bota

Gjermani, refugjatët përballen me temperatura nën zero gradë celsius

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 20:45

Mbi 2 mijë refugjatë kanë mbetur të bllokuar në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë, pasi autoritetet në Ballkan vendosën të kufizojnë hyrjen e tyre në bazë të origjinës që klandestinët kanë

Por numri i tyre vijon të rritet dhe ata që janë indinjuar më shumë janë iranianët, të cilët nuk lejohen të hyjnë në Evropë pasi klasifikohen azilkërkues ekonomikë.

“Ne do të presim deri sa të arrijmë qëllimet tona. Duam vetëm të kalojmë si të tjerët, edhe ne kemi ardhur këtu për paqe, nuk duam asgjë më shumë. Jemi njerëz si ju, edhe ju do të bënit të njëjtën gjë po të ishit në vendin tonë, ju siguroj për këtë,” thotë Ashkan, emigrant iranian.

Por si ai ka qindra dhe mijëra të tjerë dhe jo vetëm nga Irani, por nga Pakistani, Somalia, Maroku , Bangladeshi etj.

Sakaq mijëra emigrantë që kanë mbërritur gjatë ditëve të fundit në kufirin midis Gjermanisë dhe Austrisë janë përballur me kushte atmosferike mjaft të vështira, ku temperaturat kanë rënë nën 0 grade Celsius dhe nuk kanë munguar reshjet e dëborës. Një zëdhënës i policisë, i quajtur Rud olf Hoeser, bën me dije se menaxhimi i situatës ka qenë disi i vështirë, por me ndihmën e vullnetarëve gjithçka është bërë më e thjeshtë.

Hoeser njofton gjithashtu se Austria dhe Gjermania kanë planifikuar që të mundësojnë autobusë për emigrantët, në mënyrë që këta të fundit të mos e përshkojnë në këmbë rrugën që lidh dy shtetet. Për strehimin e azil kërkuesve, pritet të ndërtohen edhe kampe me pajisje që mundësojnë ngrohje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat