Sulmi në Kunduz, reagojnë Mjekët pa Kufij

Bota

Sulmi në Kunduz, reagojnë Mjekët pa Kufij

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 20:16

Shtetet e Bashkuara kanë sulmuar një spital të Mjekëve pa Kufij në qytetin Kunduz të Afganistanit, për shkak të “gabimit njerëzor”, ka konstatuar një hetim i kryer nga ushtria amerikane.

Në raportin e publikuar të mërkurën, thuhet se ekuipazhi i avionit sulmues AC-130 ka ngatërruar spitalin me një ndërtesë pranë, që ishte uzurpuar nga militantët talibanë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i organizatës bamirëse franceze Mjekët pa Kufij, e cila ka thënë se raporti tregon “neglizhencë bruto” nga ushtria amerikane.

Sipas organizatës, incidenti përbën “shkelje të rregullave të luftës”.

Ajo ka përsëritur thirrjet për një “hetim të pavarur dhe të paanshëm të sulmit”.

Incidenti ka ndodhur më 3 tetor.

Së paku 30 veta, pacientë dhe pjesëtarë të stafit, kanë humbur jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat