“Rusi-Turqi? Jo! Ja kush do ta nisë luftën”

Bota

“Rusi-Turqi? Jo! Ja kush do ta nisë luftën”

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 18:37

Incidenti i mëngjesit të djeshëm ka ngritur tensionet mes Moskës dhe Ankarasë.

Por mundësia e një lufte mes Turqisë dhe Rusisë është e vogël.

Kështu mendon politologu amerikan Edward Luttwak.

Ai ka analizuar skenarin botëror pas rrëzimit të avionit rus nga Turqia.

“Ky episod do të jetë nisja e një konflikti mes Iranit dhe Turqisë.

Teherani është autori i strategjisë së Assadit. Për Iranin presidenti i Sirisë është thelbësor.

Është aksi shiit. Rusët kanë hyrë në Siri për të mbështetur Assadin dhe Turqia ka sulmuar Rusinë.

Kjo do të sjellë patjetër një luftë mes Iranit dhe Turqisë.

Përshkallëzimi ushtarak ka nisur tashmë dhe konflikti është shumë pranë

. Qeveria iraniane është bërë edhe më fanatike pas marrëveshjes me SHBA-në për armët bërthamore.

Irani ka shtuar trupat në Siri dhe presidenti sirian do të zhdukë sunitët.

Turqia po bëhet gjithmonë e më pak europiane dhe me këtë parti në pushtet do të islamizohet edhe më”, tha Luttwak.

Por çfarë duhet të bëjnë SHBA-të dhe Bashkimi Europian?

Sipas Luttwak duhet të rrinë jashtë kësaj lufte.

“Çdo tentativë për të ndërhyrë në Lindjen e Mesme do të ishte një gabim.

Në këtë pikë në Lindjen e Mesme nuk ka aleatë. Turqia ka tradhtuar NATO-n në tre vitet e fundit kur refuzoi bashkëpunimin me të dhe fuqizoi Shtetin Islamik duke i blerë naftën.

Turqia ka fuqizuar Shtetin Islamik duke e mbështetur vazhdimisht”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat