Zvicër: Gratë myslimane që veshin perçe, do të gjobiten deri në 9 mijë e 700 dollarë

Bota

Zvicër: Gratë myslimane që veshin perçe, do të gjobiten deri në 9 mijë e 700 dollarë

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 17:59

Gratë që vendosin perçe në regjionin Ticino të Zvicrës do të gjobiten me shumë parash deri në 9,790 dollarë, pasi Qeveria e ka ilegalizuar vendosjen e perçeve në vende publike.

Thuajse dy të tretat e votuesve të regjionit e kishin mbështetur ligjin në referendumin e vitit 2013.

Legjislacioni i miratuar nga parlamenti kantonal të hënën në regjionin ku kryesisht flitet italishtja, specifikon se ato gra që vendosin perçe në vende publike do të gjobiten nga 98 deri në 9790 dollarë amerikanë.

Ligji nuk parasheh përjashtime as për turistët. Turistët do të informohen në aeroporte dhe në pikat doganore në kufirin me Italinë se është jashtëligjshme të fshihet fytyra në kantonin e Ticinos.

Qeveria e Ticinos ka kërkuar që këto sanksionime për ata që vendosin ‘burqa’ dhe ‘niqaba’ të aplikohen edhe për mbulesat tjera, siç janë maskat që vendosën nga protestuesit. Megjithatë, deputetët votuan vetëm për perçet që vendosen nga gratë myslimane, kanë raportuar mediet lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat