Lavrov: Rrëzimi i avionit, një provokim i planifikuar

Bota

Lavrov: Rrëzimi i avionit, një provokim i planifikuar

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 17:44

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha të mërkurën se rrëzimi nga Turqia i një avioni luftarak rus "duket si një provokim i planifikuar", por Rusia nuk do të hyjë në luftë me Turqinë. Në përgjigje të rrëzimit të avionit, Rusia po dërgon në Siri sistemin e saj të avancuar të mbrojtjes ajrore dhe një sistem raketash kruz. Ndërkohë presidenti turk Recep Tayip Erdogan sot tha se vendi i tij thjeshtë po mbronte sigurinë e tijdhe se ai nuk dëshiron një shkallëzim të tensioneve me Rusinë.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha sot se incidenti do të bëjë që Rusia të rishqyrtojë marrëdhëniet e saj me Turqinë. Zoti Lavrov anuloi një visitë të planifikuar për sot në Turqi, por ka folur me ministrin e jashtëm të Turqisë dhe të dy kanë rënë dakord të takohen në ditët e ardhshme.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia ishte duke mbrojtur sigurinë e saj, kur avionët luftarakë turq qëlluan avionin rus, dhe se ai nuk dëshiron një shkallëzim të tensioneve me Rusinë.

"Askush nuk duhet të pres nga ne që të heshtim dhe të mos reagojmë ndaj shkeljeve të vazhdueshme të sigurisë së kufijve tanë, sovranitit dhe të drejtave tona. Ne nuk duam që situate të përshkallëzohet.Turqia ka qenë gjithmonë në anën e paqes, dialogut dhe diplomacisë, jo në anën e tensionit, krizës dhe armiqësisë".

Zyrtarëtturq thanë se avioni rus ishte 2 kilometra brenda territorit turk për rreth 17 sekonda dhe se forcat turke lëshuan 10 paralajmërime që u injoruan, para se të hapnin zjarr.

Rusia këmbëngul se avioni kurrë nuk u largua nga territori sirian.

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se vendi i tij do të dislokojë sistemin e raketave S-400 në provincën e Latakias në Siri.Ai akuzoi udhëheqësit e Turqisë se ata po mbështesin islamizimin e shoqërisë turke.

“Problemi nuk është tragjedia që përjetuam dje. Problemi është më i thellë. Ne dhe mbarë bota kemi parë se udhëheqja e tanishme turke gjatë një numri të madh vitesh ka ndjekur politika të brendshme në mbështetje të islamizimit të shoqërisë turke”.

Duke folur dje në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti amerikan Barak Obama, ashtu si zoti Edrogan, tha se incidenti i rrëzimit të avionit rus mund të zgjidhet në mënyrë diplomatike.

"Turqia, si çdo vend, ka të drejtë të mbrojë territorin e vet dhe hapësirën e saj ajrore. Mendoj se është shumë e rëndësishme tani që të sigurohemi që rusët dhe turqit flasin me njëri-tjetrin, për të kuptuar saktësisht se çfarë ka ndodhur, dhe për të marrë masa për të shmangur çdo lloj shkallëzimi".

Turqia dhe Rusia kanë synime të ndryshme në Siri. Moska mbështet presidentitn Bashar al-Asad dhe është kritikuar se godet pa dallim grupet kryengritëse në Siri që luftojnë kundër Asadit dhe jo vetëm grupin ISIS. Ndërsa Ankaraja, dëshiron largimin e presidentit Asad nga pushteti.

Një nga pilotët që u hodh me parashutë nga avioni i rrëzuar rus arriti sot në një bazë ruse në Latakia, pasi u shpëtua nga ushtria siriane. Piloti i dytë i avioni u vra nga forcat kryengritëse siriane ndërsa po zbriste me parashutë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat