Ukraina mbyll hapsirën ajrore për Rusinë

Bota

Ukraina mbyll hapsirën ajrore për Rusinë

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 17:42

Ukraina mbylli hapësirën ajrore për të gjithë avionët rusë dhe ndaloi blerjen e gazit natyror rus pasi eksportuesi Gazprom njoftoi se do të ndalë dërgimin në gazit në Ukrainë.

Kryeministri pro-perëndimor ukrainas Arseniy Yatsenyuk në një takim të kabinetit sot tha se qeveria vendosi të ndalojë të gjitha fluturimet ruse në hapësirën ajrore të Ukrainës", si një çështje e sigurisë kombëtare dhe si përgjigje ndaj veprimeve agresive të Rusisë."

Muajin e kaluar, Ukraina ndaloi të gjitha linjat ajrore ruse të fluturonin në Ukrainë, por aeroplanët rusë lejoheshin të përdornin hapësirën e saj ajrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat