ISIS merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Tunizi ku vdiqën 13 persona

Bota

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Tunizi ku vdiqën 13 persona

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 17:24

Grupi militant i Shteti Islamik ka thënë se qëndron prapa sulmit terrorist i realizuar një autobus që barte gardat presidenciale në kryeqytetin e Tunizisë, Tuniz.

Në një mesazh në rrjetet sociale, grupi e pranon se një sulmues vetëvrasës e ka kryer sulmin, që la të vrarë 13 persona.

Një çantë shpine apo rrip beli që barte 10 kilogramë eksploziv është e mundur të jetë përdorur për ta kryer sulmin, ka thënë Ministria e Brendshme e Tunizisë.

ISIS-i tashmë ka marrë përgjegjësinë për dy sulme të profilit të lartë në industrinë e turizmit të vendit këtë vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat