​Ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Rusisë mund të takohen në Beograd

Bota

​Ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Rusisë mund të takohen në Beograd

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 17:04

Agjencia e lajmeve “Beta”, duke cituar agjencitë ndërkombëtare të lajmeve ka raportuar se dy ministrat e jashtëm, ai i Turqisë dhe Rusisë, mund të takohen javën e ardhshme në Beograd.

Takimi mes Mavlut Casuvoglu dhe Sergei Lavrovit mund të ndodh pas rrëzimit të bombarduesit rus nga Turqia në kufirin turko-sirian, transmeton KosovaPress.

Që të dy ministrat pritet të takohen më 3 dhe 4 dhjetor gjatë mbajtjes së konferencës së ministrave të BE-së në Beograd.

Lavrov ta martën e ka anuluar vizitën e tij drejt Turqisë, që planifikohej të zhvillohet sot. Të mërkurën, ai tha se shteti i tij e sheh veprimin e Rusisë si një akt ta planifikuar, dhe se derisa Moska nuk dëshiron të përfshihet në luftëra, marrëdhëniet me Ankaranë do të rishikohen në mënyrë serioze.

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka thënë se Rusia ka qenë miku dhe fqinji i shtetit të tij, dhe se marrëdhëniet nuk duhet të ndërpriten për shkak të një mosmarrëveshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat