BE-ja nuk mund të pranojë më refugjatë

Bota

BE-ja nuk mund të pranojë më refugjatë

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 14:46

Kryeministri i Francës, Manuel Valls, ka thënë se Evropa nuk mund të pranojë më refugjatë.

Në një intervistë, Valls ka thënë se kontrollet strikte të kufijve të jashtëm të kufijve të BE-së do ta determinojnë fatin e Bashkësisë.

Kryeministri Valls i ka thënë “Sueddeutsche Zeitung”-it se Evropa është munduar përtej limiteve duke u munduar ta menaxhojë krizën me refugjatë.

“Nuk mund të akomodojmë më shumë refugjatë në Evropë, nuk është e mundur”, ka vlerësuar ai duke shtuar se kontrollet më të rrepta të kufijve të jashtëm janë të nevojshme.

“Nëse nuk e bëjmë këtë, njerëzit do të thonë: ‘Mjaft me Evropën’”, ka thënë Valls.

Kontrollet e kufijve evropianë janë ashpërsuar në mënyrë të ndjeshme që nga sulmet terroriste në Paris më 13 nëntor, transmeton KosovaPress.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude-Juncker, ka thënë se marrëveshja për zonën e lirë të lëvizjes “Schengen” është pjesërisht në komë.

Disa shtete anëtare të BE-së kanë filluar zbatimin e kontrolleve kufitare javën e fundit, përkundër të marrëveshjes “Schengen”.

Ndërkaq, kancelarja gjermane Angela Merkel ka shtruar nevojën e për nisjen e një plani kontrovers për t’i shpërndarë azilkërkuesit në bazë të kuotave, ka raportuar “Reuters.”

Ajo ka thënë se e ardhmja e “Schengen”-it do të varet nga skema e zhvendosjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat