Kryeministri francez: Europa nuk mund të pranojë më shumë refugjatë

Bota

Kryeministri francez: Europa nuk mund të pranojë më shumë refugjatë

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 12:20

Vendet europiane tashmë e kanë kaluar çdo kufi për pranimin e refugjatëve dhe nuk mund të pranojnë më shumë, citohet të ketë thënë kryeministri francez Manuel Valls, për të përditshmen gjemane Sueddeutsche Zeitung.

“Europa nuk mund të pranojë më shumë refugjatë. Edhe nëse ne duam të pranojmë, njerëzit në Europë do thonë ‘Mjaft’,” tha ai.

Europa është duke u përballur me krizën më të madhe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore.
Deri në fund të vitit Gjermania pret rreth 1 milionë refugjatë.

Kryeministri francez i bëri këto komentë pas caktimit të takimit mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidnetit francez Francois Hollande.

Valls i është shmangur kritikave direkte rreth Merkelit në lidhje me pranimin e refugjatëve në Europë.
“Gjermania ka bërë një zgjedhje të ndërshme, por nuk ishte Franca ajo që u hapi dyert refugjatëve,” citohet të ketë thënë Valls.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat