​Erdogan: Po mbrojmë sigurinë dhe vëllezërit tanë, nuk dëshirojmë eskalim

Bota

​Erdogan: Po mbrojmë sigurinë dhe vëllezërit tanë, nuk dëshirojmë eskalim

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 11:07

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, ka deklaruar sot se nuk dëshiron të shoh ndonjë eksalim të mundshëm të situatës pas rrëzimit të bombarduesit rus nga forcat turke, duke thënë se ka vepruar kështu për ta mbrojtur sigurinë dhe të drejtat e vëllezërve, siç i ka quajtur ai, në Siri.

Gjatë një organizimi për takim me biznese, Erdogan ka thënë se bombarduesi rus është qëlluar brenda hapësirës ajrore të Turqisë por është përplasur brenda Sirisë, edhe pse disa copa të avionit kanë rënë në Turqi duke lënduar dy qytetarë turkë.

“Nuk kemi interes nga eskalimi i situatës. Po mbrojmë vetëm sigurinë tonë dhe të drejtat e vëllezërve tanë”, ka thënë Erdogan, duke shtuar se politika turke në Siri mbetet e pandryshuar.

“Do të vazhdojmë përpjekjet humanitare në të dyja anët e kufirit me Sirinë. Jemi të vendosur për të ndërmarrë të gjitha masat për të evituar një valë të re emigrantësh”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat