Joe Biden merr pjesë në samitin ballkanik në Zagreb

Bota

Joe Biden merr pjesë në samitin ballkanik në Zagreb

Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 08:18

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, sot do ta marrë pjesë në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e theksuar interesin e ripërtrirë të Uashingtonit për këtë rajon të ndjeshëm, derisa po ballafaqohet me fluksin e paprecedent të migrantëve.

Takimi në Zagreb, ku do të marrin pjesë tetë shefa të shteteve dhe të qeverive dhe presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, ka për synim “bashkëpunimin dhe besimin reciprok në momentin e rreziqeve të shtuara të sigurisë”, ka thënë presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i cili është koorganizator i samitit.

Lidhur me agjendën e samitit janë publikuar pak detaje, por kriza e migrantëve dhe shqetësimet lidhur me kërcënimet globale terroriste, pas sulmeve të përgjakshmenë Paris, pritet të jenë në fokus të tubimit njëditësh, raporton AFP nga Zagrebi.

Rajoni është ende i ngarkuar me trashëgiminë e luftërave të viteve të 90-ta, që e shoqëruan shkatërrimin e ish-Jugosllavisë dhe aktualisht janë mbushur 20 vjet nga Marrëveshja e Dejtonit, e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, me të cilën përfundoi konflikti më vdekjeprurës në Bosnjë Hercegovinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat