Gjykata amerikane dënon një pakistanezë për terrorizëm

Bota

Gjykata amerikane dënon një pakistanezë për terrorizëm

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 18:35

Një gjykatë amerikane ka dënuar një pakistanez me 40 vjet burg për komplotimin e sulmeve në Shtetet e Bashkuara dhe Evropës.

Abid Naseer, 29 vjeçarë u dënua nga një gjyqtar federal në New Jork.

Në mars, një gjykatë federale e dënoi atë se ka bashkëpunuar me Al-Kaedën për të kryer sulme me bomba në Shtetet e Bashkuara, Britani, dhe Danimarkë.

Naseer u arrestua në Britani në vitin 2010 dhe u ekstradua në Shtetet e Bashkuara, në janar 2013.

Ai u akuzua se kishte planifikuar sulme në një qendër tregtare në Mançester, për të bombarduar sistemin e metrosë në New York, dhe komplote për të sulmuar një gazetë në Kopenhagë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat