Kerry i cilëson si "akte terrorizmi" sulmet e palestinezëve, kundër izraelitëve

Bota

Kerry i cilëson si "akte terrorizmi" sulmet e palestinezëve, kundër izraelitëve

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 18:19

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka filluar një vizitë një-ditore në Izrael dhe në territoret palestineze, duke i denoncuar si "akte terrorizmi" një valë sulmesh të palestinezëve, kundër izraelitëve.

Duke folur në Jerusalem,përpara bisedimeve me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, Kerry tha: "Asnjë popull nuk duhet të jetojnë me dhunën e përditshme, me sulme në rrugë, me thika, me gërshërë, makina."

Pas takimi, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Xhon Kirby tha se ata të dy diskutuan për Sirinë, dhe "hapat që mund të merren për të ndaluar dhunën në Izrael, Jeruzalem, dhe Bregun Perëndimor."

90 palestinezë dhe 19 izraelitë janë vrarë gjatë trazirave.

Militantët e Hamasit, e kanë konsideruar deklaratën e Kerry-t "një mbështetje të plotë të krimeve izraelite dhe terrorizmit."

Kerry do të takohet me Presidentin e Autoritetit Palestinez në Ramallah.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat