Myslimanja britanike dhunohet në tren nga burri që thoshte se ajo do të hidhej në erë

Bota

Myslimanja britanike dhunohet në tren nga burri që thoshte se ajo do të hidhej në erë

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 18:06

Një grua myslimane britanike e cila u dhunua në një tren nga një gangster i cili thoshte se ajo do të hidhej në erë falenderoi pasagjerët të cilët ndërhynë për ta mbrojtur.

Ruhi Rehman, 23 vjeç, u tmerrua pasi “i forti” ndërmori një sulm verbal pa asnjë provokim ndaj saj pasi ajo dhe e motra u ulën në metronë e Njukasëllit të shtunën në mbrëmje.

Burri nisi t’iu thoshte pasagjerëve të tjerë se Znj. Rehman, e cila është nga Njukasëlli dhe ka jetuar në Britani gjatë gjithë jetës, se ajo duhej “të ngrihet nga sedilja” sepse “ky është vendi im”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat