Sulmin mbi avionin rus e urdhëroi Davutoglu. A u qëllua pas hedhjes piloti rus?

Bota

Sulmin mbi avionin rus e urdhëroi Davutoglu. A u qëllua pas hedhjes piloti rus?

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 15:51

Urdhrin për rrëzimin e avionit rus e ka dhënë vetë kryeministri Ahmet Davutoglu.

Sipas autoriteteve turke avioni rus u paralajmërua dhjetë herë në harkun e pesë minutave para se të rrëzohej.

Një pilot mbeti i vdekur kurse për të dytin nuk dihet gjë.

Ata u lëshuan me parashutë të dy pasi avioni mori zjarr.

Por ka dyshime që piloti rus është qëlluar me armë zjarri nga turqit gjatë hedhjes me parashutë.

Kur u hodh nga avioni ai ishte ende gjallë dhe nëse vërtetohet që është qëlluar me plumba gjatë hedhjes incidenti do të marrë përmasa edhe më dramatike.

Putin paralajmëroi se do të ketë një përgjigje të fortë dhe pasoja tragjike për Turqinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat