Rrëzimi i avionit rus, mbledhje urgjente e NATO-s

Bota

Rrëzimi i avionit rus, mbledhje urgjente e NATO-s

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 15:24

Tensionohen marrëdhëniet me Turqisë e Rusisë pas rrëzimit të avionit. Raportime ende të pakonfirmuara nga rebelë sirianë bëjnë të ditur se një helikopter rus është rrëziuar në provincën Latakia të Sirisë, gjatë përpjekjes për të rekuperuar pilotët e avionit të rrëzuar, shkruan the Guardian.

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu tha se Turqia bëri detyrën e saj për të mbrojtur territorin.

“Duam që Komuniteti ndërkombëtar të dijë se ne jemi gati për çdo sakrificë kur bëhet fjalë për sigurinë e jetës së qytetarëve tanë dhe të kufijve. Rrëzimi i një avioni që dhunoi hapësirën turke sot duhet të shihet në këtë kontekst. Nuk pranojmë një qëndrim që vë në dyshim pavarësinë tonë. Por bota duhet të dijë se është e drejta jonë ndërkombëtare dhe kemi detyrimet tona kombëtare të marrim masa kundër çdo kujt i cili dhunon kufijtë tanë në tokë dhe ajër, pavarësisht paralajmërimeve tona të shumta”, tha Davutoglu

“Një thikë pas shpine e kryer nga bashkëpunëtorë të terrorizmit” kështu e quan presidenti Putin rrëzimin e avionit ushtarak rus në hapësirën ajrore kufitare të Turqisë me Sirinë paraditen e sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat