Brexit: Shumica e britanikëve duan jashtë BE-së

Bota

Brexit: Shumica e britanikëve duan jashtë BE-së

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 12:07

Bye, bye Brits!

Shumica e britanezëve janë shprehur pro daljes së shtetit të tyre nga BE-ja, në anketën e organizuar nga e përditshmja “The Independent”, njofton Bota sot.

Sipas anketës 52 % duan largimin, ndërsa 48% kërkojnë të qëndrojnë në Bashkimin Europian. Për herë të parë bëhet fjalë për shumicë sa u takon skeptikëve, pasi në anketat tjera çdoherë kanë qenë pakicë. Sipas ekspertëve rezultatet kanë ardhur si pasojë e sulmeve në Paris, edhe pse anketa ka qenë me pjesëmarrje të ulët prej 2000 vetash.
Britania e Madhe do organizojë një referendum deri në fund të 2017, ku populli do caktojë vetë nëse dëshiron të qëndrojë ose të largojë vendin nga aleanca europiane./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat