Turqia e revoltuar me Rusinë shkaku i fshatrave turkmenë

Bota

Turqia e revoltuar me Rusinë shkaku i fshatrave turkmenë

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 11:19

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu, ka thirrur Këshillin e Sigurimit në OKB për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit në Siri, kryesisht me bombardimet ruse në fshatrat turkmenë në Siri.

Ahmet Davutoglu potencoi se në fshatrat turkmenë nuk ka pasur ndikim Shteti Islamik dhe bombardimet ruse janë të papranueshme. Kjo çështje është diskutuar edhe mes ministrave të jashtëm të Turqisë dhe SHBA, Feridun Sinirlioglu dhe John Kerry respektivisht.

“Kur shikon të kaluarën e këtyre fshatrave, asnjëherë ISIS ose grupe tjera terroriste nuk kanë qenë aktivë në to. Andaj Rusia nuk ka nevojë të bombardojë të gjitha krahinat ku regjimi sirian nuk mund të rezistojë,” tha Davutoglu të Hënën. "Nëse Rusia sulmon ushtarët e huaj, atëherë pse nuk sulmon edhe Hezbollahun libanez?"

Nga fshatrat turkmene në Siri, brenda tre ditëve janë larguar 1700 banorë, bëjnë të ditura autoritet turke për agjensinë e lajmeve Anadolu Agency./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat