Turqia rrëzon aeroplanin ushtarak rus në kufirin me Sirinë, njëri nga pilotët i vdekur (Foto/Video)

Bota

Turqia rrëzon aeroplanin ushtarak rus në kufirin me Sirinë, njëri nga pilotët i vdekur (Foto/Video)

Nga: Mimozë Lakna/Fitim Dika Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 09:51

(E plotësuar) - Një ushtar rus është vrarë të martën gjatë një operacioni, i cili ka dështuar për të shpëtuar dy pilotët të cilit u rrëzuan, në kohën kur Turqia, rrëzoi aeroplanin rus, në kufirin sirian, njoftoi Moska.

"Një operacion kërkim –shpëtimi, për të evakuuar pilotët rusë nga vendi i rrëzimit ishte nisur me ndihmën e dy helikopterë," tha zëdhënësi i ushtrisë Sergei Rudskoi, në një komentet televizive.

"Gjatë operacionit, një prej helikopterëve është dëmtuar nga armë zjarri dhe ka ra në tokë. Një ushtar është vrarë."

Turqia ka bërë të ditur se avionët e saj luftarakë kanë rrëzuar sot një aeroplan luftarak rus, pranë kufirit me Turqinë, pasi të njëjtin e ka paralajmëruar për shkelje të hapësirës së saj ajrore.

Rusia ka thënë se aeroplani, që është rrëzuar, nuk është larguar nga territori sirian.

Lideri çeçen kërcënon Turqinë: Po presim urdhrat e Presidentit Putin

Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov ka akuzuar Turqinë për tradhti dhe ka thënë se autoritetet e këtij vendi do të pendohen për incidentin me Rusinë.

“Nuk kam asnjë dyshim se Turqia do të pendohet për një kohë të gjatë. Ata që flasin për miqësi dhe bashkëpunim në asnjë rast nuk do ta bënin një akt të tillë tradhtie”, ka shkruar Kadyrov në njërën nga llogaritë e tij zyrtare në rrjetet sociale.

“Vlerësoj se është përgjegjësi e imja që të deklaroj se unë personalisht, Republika Çeçene si dhe i gjithë populli çeçen janë të gatshëm të presin urdhra nga Presidenti rus. Për këtë, ne kemi fuqinë, forca të armatosura mirë dhe mijëra vullnetarë. Ne gjithmonë jemi në pritje të urdhrit. Do t’u siguroheni se si do ta bëjnë këtë patriotët e vërtetë të Rusisë”, ka thënë Kadyrov.

Steinmeier: Ankaraja dhe Moska të vetëpërmbahen

​Kreu i diplomacisë gjermane Frank-Walter Steinmeier u bëri thirrje sot Rusisë dhe Turqisë të tregonin “vetëpërmbajtje” dhe “mirëkuptim”, pas goditjes së një avioni bombardues rus, që sipas Ankarasë u krye për shkak të shkeljes së paligjshme të hapësirës ajrore turke.

“Shpresoj që vetëpërmbajtja dhe mirëkuptimi të mbizotërojnë në të dy kryeqytetet”, deklaroi ai.

”Mesa duket një rreze e vetme shprese e shfaqur gjatë bisedimeve në Vjenë për çështjen e konfliktit sirian, është duke u shuar”, theksoi Steinmeier.

NATO mbështetë integritetin territorial të Turqisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka ofruar mbështetje për Ankaranë, pasi Turqia ka rrëzuar sot një aeroplanë ushtarak rus, pranë kufirit sirian dhe ka hedhur poshtë çdo sugjerim se incidenti ka ndodhur jashtë kufijve të Turqisë.

I pyetur nëse ka pasur ndonjë mundësi që avioni të jetë qëlluar brenda Sirisë, Stoltenberg tha: "Vlerësimet e aleatëve që ne i kemi janë në përputhje me informacionin që i kemi nga Turqia," tha ai në një konferencë shtypi.

"Ne qëndrojmë në solidaritet me Turqinë dhe mbështesim integritetin territorial të aleatit tonë në NATO", tha Stoltenberg.

Turqia ka bërë të ditur se avionët e saj luftarakë kanë rrëzuar sot një aeroplan luftarak rus, pranë kufirit me Turqinë, pasi të njëjtin e ka paralajmëruar për shkelje të hapësirës së saj ajrore.
Rusia ka thënë se aeroplani, që është rrëzuar, nuk është larguar nga territori sirian.

Amerika i del në krah Turqisë: Aeroplani rus u paralajmërua 10 herë

Ushtria amerikane ka mbështetur të martën pretendimin e Turqisë se pilotët turq kishin paralajmëruar avionin luftarak rus 10 herë - por që nuk kishin arritur të marrë asnjë përgjigje - para se ta rrëzonin atë.

"Ne ishim në gjendje për të dëgjuar gjithçka që po ndodhte, komunikimet (në mes të turqeve dhe ruseve) ishin në kanale të hapura," tha zëdhënësi i një baze ushtarak të vendosur në Bagdad, Kolonel Steve Warren, në një video telefonatë me gazetarët, transmeton agjencia e lajmeve AFP.

I pyetur nëse ai mund të konfirmojë raportet se pilotët turq kishin bërë 10 paralajmërime ndaj avionit luftarak rus, por pa përgjigje, Warren ka thënë: "Unë mund të konfirmoj se, po."

Ai shtoi se nuk ishte menjëherë e qartë se në cilën anë të kufirit turko-sirian po fluturonte avioni luftarak rus, duke shtuar se do të duhet kohë për të analizuar të dhënat para se të arrihet në një përfundim të tillë.

Pentagoni thotë se forcat amerikane nuk ishin të përfshira në rrëzimin turk të avionin luftarak rus.

Shtetet e Bashkuara kanë prani të fortë në Turqi dhe rregullisht fluturojnë avionët e vetë luftarakë nga baza ajrore në Incirlik, duke kryer bombardime kundër caqeve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Zyrtarët e Pentagonit kanë dënuar më parë veprimet dhe taktikat e pilotëve rusë pasi që avionët ushtarak të Rusisë kanë shkelur hapësirën ajrore turke muajin e kaluar.

Në incidentin e të martës, ushtria turke tha se avioni u rrëzua nga dy avion ushtarak turq, F-16, pasi që kanë shkelur hapësirën ajrore turke 10 herë brenda një periudhe prej pesë minutave.

Por, Rusia këmbëngul se avioni i tyre ushtarak ishte brenda hapësirës ajrore siriane kur u rrëzua dhe dënoi rrëzimin e tij si një "incident shumë serioz".

Lavrov: Turqia kreu një akt terrori, rusët të mos vizitojnë Turqinë

Ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov nuk do shkojë në vizitën e tij zyrtare në Stamboll, të paraparë të Mërkurën, 25.11.2015, pas incidentit të rrëzimit të aeroplanit rus nga ana e ushtrisë turke.
“Kemi parashikuar të anulojmë takimin mes ministrit tonë të jashtëm, Sergey Lavrov dhe ministrit të jashtëm turk të paraparë për nesër në Stamboll,” shkruan në ministrinë e punëve të jashtme të Rusisë.

Ndërsa vetë Lavrov ka krahasuar aktin turk si akt terrori dhe të njejtë me rrëzimin e aeroplanit rus në Egjipt.

“Duhet të potencojmë se terrori i sotëm me origjinë në Turqi na ka acaruar. Kjo ngjarje për ne ka qenë po aq e rëndë sa ajo e Egjiptit,” tha ai.

Lavrov u bëri thirrje qytetarëve rus që të mos vizitojë më Turqinë.

“Nuk i rekomandoj qytetarët rus të vizitojnë Turqinë për turizëm në këto momente,” tha Lavrov, duke e ditur se rusët janë turistët më të mëdhej me numër në Turqi. Poashtu edhe agjensitë turistike në Rusi kanë larguar nga promocionet turet në vendet turke./Bota sot

Kryeministri turk: Do bëjmë gjithçka për sigurinë e vendit

Kryeministri turk, Ahmet Davutogly, tha të martën se Turqia ka të drejtë të përgjigjet në qoftë se hapësira ajrore e tij është shkelur.

Këtë gjë Davutogly e tha pasi sot Turqia ka rrëzuar një avion rus që sipas tyre ishte paralajmëruar dhjetë herë.

Gjithashtu kryeministri turk tha se bota duhet ta dijë se Turqia do të bëjë “çdo gjë që është e nevojshme” për të garantuar sigurinë e vendit.

Tusk: Të jemi të qetë pas rrëzimit të aeroplanit rus

Presidenti i Bashkimit Evropian Donald Tusk ka bëri thirrje për qetësi, pasi Turqia, ka rrëzuar sot një aeroplan luftarak rus, në kufirin sirian.

"Në këtë moment të rrezikshëm, pas rrëzimit të aeroplanit rus, të gjithë duhet të mbesim të gjak ftoftë dhe të qetë," ka shkruar në Twiiter, Donald Tusk.

Tusk pritet të kryesojë një samit të vështirë mes Bashkimit Evropianë dhe Turqisë, në Bruksel këtë të diel, ku pritej të diskutohej për një marrëveshje për të frenuar krizën e migrantëve në Evropë.

Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i 28-vendeve të BE-së, ka thënë se është "duke i ndjekur zhvillimet nga afër" dhe "duke u përpjekur për të gjetur pikërisht atë që ndodhi."

Turqia ka bërë të ditur se avionët e saj luftarakë kanë rrëzuar sot një aeroplan luftarak rus, pranë kufirit me Turqinë, pasi të njëjtin e ka paralajmëruar për shkelje të hapësirës së saj ajrore.

Rrëzimi i avionit rus, mbledhje urgjente e NATO-s

Tensionohen marrëdhëniet me Turqisë e Rusisë pas rrëzimit të avionit. Raportime ende të pakonfirmuara nga rebelë sirianë bëjnë të ditur se një helikopter rus është rrëziuar në provincën Latakia të Sirisë, gjatë përpjekjes për të rekuperuar pilotët e avionit të rrëzuar, shkruan the Guardian.

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu tha se Turqia bëri detyrën e saj për të mbrojtur territorin.

“Duam që Komuniteti ndërkombëtar të dijë se ne jemi gati për çdo sakrificë kur bëhet fjalë për sigurinë e jetës së qytetarëve tanë dhe të kufijve. Rrëzimi i një avioni që dhunoi hapësirën turke sot duhet të shihet në këtë kontekst. Nuk pranojmë një qëndrim që vë në dyshim pavarësinë tonë. Por bota duhet të dijë se është e drejta jonë ndërkombëtare dhe kemi detyrimet tona kombëtare të marrim masa kundër çdo kujt i cili dhunon kufijtë tanë në tokë dhe ajër, pavarësisht paralajmërimeve tona të shumta”, tha Davutoglu

“Një thikë pas shpine e kryer nga bashkëpunëtorë të terrorizmit” kështu e quan presidenti Putin rrëzimin e avionit ushtarak rus në hapësirën ajrore kufitare të Turqisë me Sirinë paraditen e sotme.

Putin: Turqia "thikë në shpinë" Rusisë, duke rrëzuar aeroplanin

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se rrëzimi i aeroplanit ushtarak rus është një "thikë në shpinë" nga Turqia, duke paralajmëruar se kjo do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet dypalëshe.

Ndërsa kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka pohuar të drejtën e Turqisë për të marrë "të gjitha llojet e masave 'kundër shkeljeve të saja kufitare.

Turqia ka bërë të ditur se avionët e saj luftarakë kanë rrëzuar sot një aeroplan luftarak rus, pranë kufirit me Turqinë, pasi të njëjtin e ka paralajmëruar për shkelje të hapësirës së saj ajrore.

Rusia ka thënë se aeroplani, që është rrëzuar, nuk është larguar nga territori sirian.

* * * * *
Njëri prej pilotëve në aeroplanin SU-24 ka rënë rob i turkmenëve në Siri, ndërsa tjetri duhet të ketë vdekur lajmërojnë mediat ndërkombëtare duke u mbështetur edhe në një foto të shpërndarë në Facebook, ku shikohet një person me uniformë i vdekur.

Fotoja është publikuar nga "Brigada e Dhjetë". Sipas informacioneve piloti ka rënë i gjallë në tokë, por është vrarë më pas nga rebelët.

Rrëzimi i aeroplanit rus: Dy pilotët rus fluturojnë me parashutë

Dy pilotët rusë që fluturonin me SU-24 kanë dalë prej saj para bombardimit nga ushtria turke, pasi në mediat ndërkombëtare shikohet një video me dy ushtarët rus që fluturojnë me parashutë.

Aeroplani ushtarak rus u sulmua pasi dhunoi hapësirat ajrore turke të Martën në Mëngjes, në regjionin e Kizildag, provinca e Hatayt.

Presidenca turke ka konfirmuar lajmin./Bota sot

Rusia konfirmon rrëzimin e avionit të saj

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka konfirmuar se një avion luftarak rus SU-24 është rrëzuar në Siri, “me sa duket për shkak të granatimeve nga toka”.

Pranimi nga ministria ruse ka ardhur menjëherë pasi mediat turke kanë raportuar se avionët turq kanë rrëzuar një avion luftarak, me origjinë të panjohur, pasi i njëjti ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë në kufi me Sirinë.

Zyrtarët ushtarakë kanë thënë se avionët turq F16 e kanë paralajmëruar aeroplanin dhjetë herë, përpara se e kanë rrëzuar.

Ministria ruse e Mbrojtjes, megjithatë, ka mohuar se avioni SU-24 ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë dhe ka thënë se do ta dëshmojë këtë.

Rusia ka kryer vazhdimisht sulme ajrore në Siri, në mbështetje të forcave të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Avionët rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Turqisë dy herë në muajin tetor, duke shkaktuar zemërim nga Ankaraja.

Zyrtarët turq kanë thënë sot se aeroplani është rrëzuar në territorin sirian, pranë kufirit me Turqinë.

Mediat turke kanë thënë se dy pilotët e avionit janë hedhur me parashutë.

Rami Abdurrahman, i cili kryeson Vëzhguesin Sirian të të Drejtave të Njeriut, ka thënë se aeroplani është rrëzuar në Malet Turkmene, në provincën bregdetare Latakia.

Muajin e kaluar, avionët turq kanë rrëzuar edhe një dron të paidentifikuar, i cili po ashtu ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë.

Turqia i tregon dhëmbët Rusisë: Rrëzon aeroplanin e saj, njëri pilot kapet nga turkmenët e sirisë

Ushtria turke ka rrëzuar një aeroplan ushtarak rus, që udhëtonte brenda kufirit të saj në mëngjesin e së Martës, 24,11,2015.

"Aeroplani ushtarak rus Su-24 që fluturonte në lartësi 6000 metra në territorin Sirian është rrëzuar," tha ministria e brendshme ruse, duke mohuar pretendimin se ka dhunuar hapësirat turke. "Piloti ka mundur të largohet nga aeroplani, por fati i tij nuk dihet akoma".

Nga ana tjetër Turqia ka pretenduar se rreth pesë minuta aeroplani në fjalë ka dhunuar hapësirat turke, duke e rrëzuar më pas me bombardimin e aeroplanit të tyre F-16, në mëngjesin e 24 Nëntorit. "Për incidentin në fjalë është sqaruar presidenti, Rexhep Taip Erdogan dhe NATO-ja," shkruan në mediat turke, që kujtojnë se Turqia kishte paralajmëruar Rusinë se çdo tentativë tjetër e dhunimit hapësinor nuk do shkonte pa pasoja.

Sipas CNN turk, njëri nga pilotët rusë është kapur rob nga turkmenët e Sirisë, ndërsa tjetri është akoma në kërkim.

Nuk është hera e parë që Rusia dhe Turqia, janë konfrontuar mbi dhunimin hapësinor. Gjatë tetorit, ushtria turke rrëzoi një dron rus, që po ashtu kishte kaluar në hapësirat e saj.

Atë kohë, droni ishte paralajmëruar tre herë, duke marrë më pas vendimin përfundimtar. Rusia deri tani ka mohuar se droni i përkiste asaj, edhe pse një prodhim të tillë nuk kanë shtetet tjera përreth.

Rreth 2000 ushtarë rusë po luftojnë në Siri, kryesisht duke sulmuar nga ajri rebelët dhe Shtetin Islamik, mirëpo Turqia nuk ka lejuar që të preken kufijtë e saj, duke mohuar çdo bashkëpunim me Rusinë, kjo edhe për shkak të politika të ndryshme. Turqia mbështet fuqishëm opozitën siriane, ndërsa Rusia diktatorin sirian, Bashar al Assad.

Në Mars 2014, Turqia rrëzoi një aeroplan ushtarak, por kësaj here bëhej fjalë për pronë të Sirisë.

Turqia rrëzon një aeroplan ushtarak rus në kufirin me Sirinë

Aeroplani ushtarak që u rrëzua nga ushtria turke në afërsi të kufirit me Sirinë ishte rus. Këtë e kanë konfirmuar Moska dhe Ankaraja.

Aeroplani i modelit rus Sukhoi Su-24, u rrëzua nga ushtria turke dhe avionët luftarak F-16 të martën në mëngjes.

Zyrtarët nga Ushtria turke, thonë se avioni rus kishte shkelur hapësirën ajrore të vendit, afër kufirit sirian dhe u rrëzua pas disa paralajmërimeve të injoruruara nga rusët.

Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, pretendon se avioni ishte në hapësirën ajrore të Sirisë, dhe u qëllua poshtë nga toka./Bota sot

Turqia rrëzon një aeroplan ushtarak në kufirin me Sirinë

Një aeroplan i paidentifikuar ushtarak është rrëzuar në Siri në afërsi të kufirit me Turqinë, sipas mediave turke.

Siç raportojnë mediat turke, tani për tani nuk dihet se kujt i takon aeroplani. Gjithashtu, nuk ka asnjë informacion për fatin e ekuipazhit.

Me sa duket, sipas medieve të huaja, të dy pilotët arritën të dalin nga aeroplani para shpërthimit, dhe po sipas tyre, aeroplani u rrëzua nga ushtria turke pasi më parë kishte shkelur në hapësirën ajrore turke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat