Migrantët kalojnë edhe një natë në kufirin Greqi-Maqedoni

Bota

Migrantët kalojnë edhe një natë në kufirin Greqi-Maqedoni

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 08:59

Dhjetëra migrantë kanë kaluar edhe një natë të bllokuar në kufirin Greqi-Maqedoni, pasi nuk janë lejuar të vazhdojnë udhëtimin e tyre.

Grupe të njerëzve janë parë duke u ngrohur përreth zjarreve në anën greke të kufirit.

Më herët, gjashtë migrantë kanë qepur buzët e tyre në shenjë proteste.

Maqedonia dhe vendet e tjera të Ballkanit kanë thënë javën e kaluar se do të lejojnë brenda vetëm njerëzit që ikin nga konfliktet, si ato në Siri, Irak dhe Afganistan.

Kontrollet kufitare në Evropë janë vënë në shqyrtim që nga sulmet terroriste në Paris, më 13 nëntor.

Së paku dy prej militantëve të përfshirë në këto sulme, kanë kaluar nëpër Greqi, duke u përzier me migrantë.

Evropa po përballet me fluksin më të madh të migrantëve që ikin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë.

Mbi 700,000 njerëz kanë arritur vetëm në këtë vit në vendet e BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat