Kerry takon liderët izraelitë dhe palestinezë

Bota

Kerry takon liderët izraelitë dhe palestinezë

Më: 24 nëntor 2015 Në ora: 08:45

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, takon sot udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë, në përpjekje për të ulur tensionet e fundit midis tyre.

Nëntëmbëdhjetë izraelitë janë vrarë, shumica nga therjet me thika.

Izraeli, ndërkaq, ka vrarë 89 palestinezë, shumica prej tyre sulmues.

Kerry ka thënë se do të përpiqet të zbusë tensionet që kanë nisur në muajin shtator dhe të sigurojë se njerëzit nuk do të jetojnë në “terror të përditshëm”.

Kerry do të takojë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.

Procesi për paqe midis izraelitëve dhe palestinezëve, i cili është ndërmjetësuar nga Kerry dhe ka zgjatur nëntë muaj, ka kolapsuar në prill të vitit 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat