Misteri, Egjipti do të hapë varrin e faraonit mitik Tutankhamon

Bota

Misteri, Egjipti do të hapë varrin e faraonit mitik Tutankhamon

Më: 23 nëntor 2015 Në ora: 23:12

Më 26 nëntor, Egjipti ka vendosur të hapë varrin e Tutankhamon, faraonit më të famshëm.


Qëllimi është për të qartësuar njëherë e mirë hipotezën e Nicholas Revees, nga Universiteti i Arizonës.


Ai pretendon se se brenda varrit të Tutankhamon fshihet një tjetër figurë mitike e Egjiptit të lashtë.


Bëhet fjalë për mbretëreshën Nefertiti, një nga gratë më të fuqishme të antikitetit, që ishte njëkohësisht edhe nëna e Tutankhamon.


Nicholas Revees është i bindur që pas një prej murreve të varrit të faraonit të famshëm, mund të fshihet pikërisht dhoma ku ndodhet varri i mbretëreshës Nefertiti.


Punimet do të kryhen natyrisht me teknika të specifikuara, në mënyrë që të mos rrezikohet ambienti delikat i varrit.


Punimet do të zgjasin tre ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat