Iran: Parlamenti mbështet marrëveshjen bërthamore

Bota

Iran: Parlamenti mbështet marrëveshjen bërthamore

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 17:51

Agjencia shtetërore e lajmeve në Iran IRNA, ka raportuar se parlamenti iranian i ka dhënë mbështetje qeverisë për zbatimin e marrëveshjes bërthamore, të arritur me fuqitë botërore.

Megjithatë, deputetët iranianë kanë thënë se inspektorët ndërkombëtarë do të kenë qasje të kufizuar, në objektet e ushtrisë së Iranit.

Bazuar në marrëveshjen e arritur, sanksionet ndaj Iranit do të largohen, derisa Teherani do të ngadalësoj aktivitetet e saj, bërthamore.

Draft ligji, tani duhet t’i dërgohet trupës klerike për miratimin final.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat