Moti i keq ndikon në rënien e numrit të migrantëve

Bota

Moti i keq ndikon në rënien e numrit të migrantëve

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 16:42

Moti me shi dhe i ftohtë ka ndikuar që të bie numri i migranëteve, të cilët kalojnë përmes Preshevës, për në vend e Bashkimit Evropian.

Më 12 tetor, rreth dy mijë njerëz ishin regjistruar në qendrën e pranimit.

Kjo është një ulje nëse krahasohet me numrin që ka arritur në 10 mijë, kur vetëm në vikend kanë kaluar aq migrantë.

Migrimet përmes Ballkanit pritet të bien gjatë dimrit, kur kalimin përmes detit duke kaluar nga Turqia për në Greqi është më i rrezikshëm.

Tani për tani fluksi i migrantëve po vazhdon, ku migrantë nga Presheva, kalojnë për në Kroaci dhe pastaj në ndonjë vend tjetër të BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat