Plagoset rëndë kryeshefi i ISIS, Al Baghdadi

Bota

Plagoset rëndë kryeshefi i ISIS, Al Baghdadi

Më: 13 tetor 2015 Në ora: 13:38

Nga sulmi i para pak ditëve të aeroplanëve irakenë me ndihmën e shërbimeve amerikane, është arritur të sulmohet konvoi i maqinave të kryeshefit të ISIS, Al Baghdadi. Sipas dëshmive të fundit, shumë pjesëtarë të ISIS janë vrarë ndërsa Al Baghdadi është plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin Albu Kamal, në kufirin sirian. Për ekspertët e anti terrorit në Gjermani, nëse Al Baghdadi do vdiste, do ishte një fitore e madhe ndaj Shtetit Islamik.

Kjo nuk është hera e parë kur nuk dihet fati i tij, pasi në Nëntor 2014, ai për një kohë të shkurtër u tha se ka vdekur, por që më pas argumentet dolën të pavërteta./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat