Një fabrikë ruse e raketave, e udhëhequr nga shteti, ka thënë se hetimet e saj të rrëzimit të aeroplanit malajzian MH17, vitin e kaluar në lindje të Ukrainës, janë në kundërshtim me konkluzionet e një hetimi holandez.
Rezultatet e hetimit të Holandës do të publikohen gjatë ditës së sotme.
Kreu i kompanisë Almaz-Antey, Yan Novikov, duke folur në një konferencë për media në Moskë, nuk ka dhënë detaje se çfarë ka në raportin e tij.
Aeroplani i Malajzisë është rrëzuar më 17 korrik të vitit 2014 në një zonë që kontrollohet nga separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.
Besohet se ai është hedhur nga një raketë tokë-ajër, që ka siguruar Rusia.
Moska mohon një gjë të tillë dhe fajëson Ukrainën.