Francë: Magnati kazak ekstradohet në Rusi

Bota

Francë: Magnati kazak ekstradohet në Rusi

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 19:52

Raportohet se qeveria e Francës e ka miratuar ekstradimin në Rusi të magnatit nga Kazakistani, Mukhtar Ablyazov, njëherësh lider opozitar, ku ai është i akuzuar për keqpërdorim të miliarda dollarëve.

Avokati i tij, Peter Salhas, i tha sot agjencisë AFP se kryeministri francez, Manuel Valls, e ka nënshkruar urdhërin për dorëzim më 17 shtator, por klienti i tij do të ankohet kundër vendimit.

Mukhtar Ablyazov, ish shef i bankës BTA në Kazakistan, është i kërkuar nga Kazakistani, Rusia dhe Ukraina, për dyshime të vjedhjes së afro 55 milionë dollarëve.

Ablyazov thotë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.

Ai ishte arrestuar në bregdetin francez në vitin 2013, pas disa muajsh të arratisjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat