Afganistan: U vra një femër afgane që punonte për OKB-në

Bota

Afganistan: U vra një femër afgane që punonte për OKB-në

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 14:28

Zyrtarët e Afganistanit kanë njoftuar se një femër afgane, punëtore e Kombeve të Bashkuara, është vrarë në qytetin Kandahar.

Mëtutje, zyrtarët thanë sot se shtetasja afgane, Toopakai Olfat, ishte duke shkuar nga puna në shtëpi, kur dy persona të armatosur me motoçikleta e vranë.

Misioni ndihmës i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) e ka konfirmuar vrasjen e afganes, Toopakai Olfat, duke theksuar se është “i zemëruar me vrasjen e anëtarit të personelit”.

Deri tash ankush nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat