Davutoglu: Fokus i hetimeve grupi Shteti Islamik

Bota

Davutoglu: Fokus i hetimeve grupi Shteti Islamik

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 12:27

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka fajësuar grupin eksetrmistë Shteti Islamik se qëndron mbrapa, sulmeve në Ankara.

Së paku 97 persona kanë humbur jetën gjatë dy sulmeve me bomba në Ankara, më 10 dhjetor.

Duke folur në televizioni turk NTV, Davutoglu ka thënë se hetimet janë afër identifikimit të njërit nga të dyshuarit, përmes testit të AND-ës.

Ai ka thënë se sulmi ka pasur për qëllim ta ulë numrin e qytetarëve në zgjedhjet që do të mbahen më 1 nëntor.

Shënjestër e shpërthimeve ka qenë një marshutë që bënte thirrje për t’i dhënë fund dhunës midis forcave turke dhe rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat