Moldavi: Protestuesit bllokojnë rrugën

Bota

Moldavi: Protestuesit bllokojnë rrugën

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 09:38

Me qindra protestues kanë bllokuar rrugën kryesore në kryeqytetin e Moldavisë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Protestuesit kanë parkuar veturat e tyre në sheshin kryesor në Chisinau, gjatë mëngjesit, të sotëm.

Më shumë se 400 njerëz, të thirrur nga lideri pro rus, Renato Usatii, kanë protestuar për dy orë.

Protestat masive në Moldavi filluan më 6 shtator, kur dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët e Chisinau, për të protestuar për shkak të dështimit të qeverisë aktuale properëndimore për ta luftuar korrupsionin dhe për zbatimin e reformave të vërteta.

Protestuesit, po ashtu, kërkojnë hetime lidhur me zhdukjen e gati 1.5 miliardë dollarëve nga tri banka të Moldavisë, vitin e kaluar, dhe ndjekjen penale të pëergjegjësve.

Qeveria ka premtuar se do ta hetojë rastin e zhdukjes së të hollave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat