Vazhdon dhuna në Rripin e Gazës

Bota

Vazhdon dhuna në Rripin e Gazës

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 08:46

Autoritet në Izrael kanë thënë se kanë sulmuar dy caqe në Rripin e Gazës, pas sulmeve me raketa, që janë bërë në pjesën jugore të Izraelit.

Derisa ushtria izraelite kanë thënë se ka sulmuar një objekt me armatim të

Hamasit, autoritetet palestineze kanë raportuar për një femër edhe djalë të vrarë.

Zyrtarë të Bregut Perëndimorë kanë thënë se një djalë 13 vjeçar është vrarë nga forcat izraelite, gjatë përleshjeve.

Më vonë është raportuar edhe për katër izraelitë të plagosur, gjatë sulmeve me thika.

Vetëm gjatë këtij muajit, mediat kanë raportuar se janë vrarë 24 palestinezë dhe 4 izraelitë, gjatë përshkallëzimit të dhunës..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat