Afganistan: Vriten pesë persona

Bota

Afganistan: Vriten pesë persona

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 07:55

Koalicioni i udhëhequr nga NATO, në Afganistan ka konfirmuar se pesë persona të personelit të saj, përfshirë edhe dy ushtarë anglezë, janë vrarë gjatë përplasjes së një helikopteri, në bazën e saj në Kabul.

NATO ka konfirmuar se edhe pesë persona tjerë janë lënduar, në këtë incident.

Zyrtarë të NATO-së, kanë thënë se incidenti nuk ka qenë “sulm i dhunshëm” dhe se hetimet janë duke vazhduar.

Britani e Madhe ka konfirmuar vdekjen e personelit të saj dhe ka konfirmuar se ky shpërthim ka qenë “aksident dhe jo rezultat i ndonjë aktiviteti tjetër.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat