Trupat qeveritare në Siri marrin nën kontroll disa territore

Bota

Trupat qeveritare në Siri marrin nën kontroll disa territore

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 07:20

Trupat e qeverisë së Sirisë, kanë shënuar përparim të dukshëm në marrjen nën kontroll të disa territoreve. Lajmi është konfirmuar nga qeveria në Damask dhe grupet rebele.

Këto përparime vinë, pas fushatës ajrore ruse, e cila ka filluar paorit mas, më 30 shtator.

Një pjesë e territoreve në provincën Idlib dhe Hama janë tashmë nën kontrollin e qeverisë së presidentit Bashar al Assad.

Rusia ka thënë se ka kryer më shumë se 60 sulme në provincat Hama, Latakia, Idlib dhe Raqqa, gjatë 24 orëve të fundit. Moska zyrtare ka deklaruar se caku kryesor është i ashtuquajturi Shteti Islamik.

Në një intervistë televizive në Rusi, presidenti Putin ka thënë se objektivi kryesore i Rusisë është “stabilizimi i autoritetit legjitim” të Presidentit Bashar al Assad dhe “krijimi i kushteve për kompromis politik” në Siri.

Putin ka mohuar se Rusia është duke sulmuar grupet e moderuara, që janë duke luftuar kundër regjimit të Assad-it.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, kanë deklaruar se mbështetja e Rusisë, për presidentin Assad është “gabim.”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat