Bjellorusi: Lukashenko presidenti për të pestën herë

Bota

Bjellorusi: Lukashenko presidenti për të pestën herë

Më: 12 tetor 2015 Në ora: 07:17

Zyrtarë zgjedhorë në Bjellorusi kanë thënë se presidenti Alyaksandr Lukashenka është rizgjedhur për herë të pestë si president i vendit, me 83.45% të votave.

Tatsyana Karatkevich, kandidatja e lëvizjes opozitare “Trego të vërtetën” ka fituar 4.42% të votave.

Dalja e përgjithshme në zgjedhje ka qenë 86.7%. Presidenti Lukashenko ka thënë ditën e zgjedhjeve, më 11 tetor, se do të ishte sinjal i keq nëse do të fitonte më pak vota se në zgjedhjet e vitit 2010.

Pas mbylljes së qendrave të votimit, rreth 200 aktivistë kanë protestuar në Minsk, me pankarta të cilat mbanin mbishkrime “diktator”.

Lukashenko ka udhëhequr me ish republikën Sovjetiken, për 21 vjet..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat