Zëvendësi i Merkelit pret mbi 1 milion refugjatë

Bota

Zëvendësi i Merkelit pret mbi 1 milion refugjatë

Më: 11 tetor 2015 Në ora: 13:25

Mbi një milion refugjatë do të vijnë në Gjermani këtë vit, ka thënë zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel.

Ai i ka bërë këto komente në një takim të Partisë Social-Demokrate në Mainz.

Gabriel ka thënë se është e rëndësishme që të krijohen kushtet e duhura për të përballuar sfidën.

Autoritetet gjermane po përballen me afërisht 10,000 azilkërkues të rinj çdo ditë.

Sondazhet e fundit të opinionit tregojnë se gjysma e gjermanëve besojnë se kancelarja Angela Merkel po trajton keq krizën me refugjatë.

Shumica e tyre ikin nga lufta në Siri dhe Afganistan, në kërkim të një jete më të mirë në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat