SHBA “e shqetësuar” nga dhuna izraelito-palestineze

Bota

SHBA “e shqetësuar” nga dhuna izraelito-palestineze

Më: 11 tetor 2015 Në ora: 13:09

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka shprehur “shqetësim të thellë” për rritjen e dhunës midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Në biseda të ndara telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, Kerry ka ofruar mbështetjen e tij “për përpjekjet për të rivendosur qetësinë sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit.

Izraeli ka thënë se avionët e tij kanë goditur dy objekte me armë të Hamasit në Rripin e Gazës, si përgjigje për dy raketa të hedhura nga Gaza në jug të Izraelit.

Burimet spitalore kanë bërë të ditur se një grua palestineze dhe vajza e saj janë vrarë nga sulmet.

Ditëve të fundit ka pasur tensione të larta midis izraelitëve dhe palestinezëve, për shkak të qasjes në një vend në Jerusalemin Lindor, i cili është i shenjtë edhe për hebrenjtë, edhe për myslimanët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat