Kinë, 17 të vdekur nga shpërthimi i cilindrit të gazit

Bota

Kinë, 17 të vdekur nga shpërthimi i cilindrit të gazit

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 20:15

Media shtetërore e Kinës raporton se 17 njerëz kanë vdekur kur një cilindër i gazit të lëngshëm ka shpërthyer në një restorant në lindje të Kinës.

Incidenti ka ndodhur sot gjatë kohës së drekës në qytetin Vuhu, në provincën Anhui, bën të ditur agjencia e lajmeve Xinhua.

Zyrtarët lokalë dhe policia thonë se janë duke hetuar incidentin.

Shpërthime të ngjashme ndodhin relativisht shpesh në Kinë, ku rregullat e sigurisë nuk respektohen siç duhet.

Në muajin gusht, mbi 160 njerëz, përfshirë zjarrfikës, kanë vdekur nga dy shpërthime masive në një depo kimike, në qytetin Tianjin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat