​Davotuglu: Dy bomberë e kanë kryer, sulmin, tri ditë zie

Bota

​Davotuglu: Dy bomberë e kanë kryer, sulmin, tri ditë zie

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 18:12

Kryeministri i Turqisë Ahmet Davotuglu ka thënë se ekzistojnë indikacione se dy sulmues vetëvrasës janë përgjegjës për vdekjen e 86 njerëzve në Ankara.

Dy eksplodime kanë shpërthyer të shtunën në mëngjes gjatë protestës së qetë që është mbajtur para stacionit hekurudhor në Ankara.

“Faktet e dhëna na qojnë se janë dy sulmues me bomba që e kanë kryer sulmin terrorist. Shpall tri ditë zie në krejt Turqinë”, ka thënë Davotoglu.

Eksplodimi ka ndodhur gjatë “Marshit të paqes”, protestës kundër konfliktit të shtetit me kurdët militant në Turqinë juglindore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat