Rritet numri i viktimave mbi 30, ndërsa të plagosurit arrijnë në 124 (Foto/Video)

Bota

Rritet numri i viktimave mbi 30, ndërsa të plagosurit arrijnë në 124 (Foto/Video)

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 10:07

(E plotësuar)Vazhdojnë të rriten numrat e viktimave nga dy shpërthimet përpara nisjes së protestës së paqes në Ankara. Sipas ministrisë së brendshme turke, bëhet fjalë për mbi 30 të vdekur dhe 124 të plagosur rëndë. Selahattin Demirtash, kryetari i partisë pro-kurde, HDP, ka folur për "një akt barbar e masakër te madhe, ndaj qytetarëve që dëshironin vetëm paqe." Nuk ka akoma vlerësime për aktin, por qeveria turke pretendon se bëhet fjalë për terrorizëm.

Shpërthim i fuqishëm në Ankara: Mbi 20 të vdekur

Në mëngjesin e ditës së Shtunë, 10.10.2015, kanë ndodhur dy shpërthime të fuqishme në qendër të kryeqytetit turk Ankarasë, duke u marrë jetën mbi 20 personave dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Akoma nuk dihet shkaqet e shpërthimit, por dëshmitarët okularë theksojnë se kanë parë personin vetëvrasës dhe bëhet fjalë për akt terrorist.

Shpërthimi erdhi ku organizata të ndryshme joqeveritare po pergatitnin një marsh paqeje mes Turqisë dhe Partisë Komuniste Kurde./Bota sot

Përgjaket marshimi i paqes në Turqi, një kamikaz hedh veten në erë, 20 të vdekur

Dy shpërthime kanë goditur një tubim paqësor në kryeqytetin turk Ankara, duke shkaktuar viktima të shumta sipas mediave vendase. Agjencia turke e lajmeve Dogan njoftoi se të paktën 20 persona janë vrarë. Fotografitë e postuara në mediat sociale tregojnë trupat e viktimave në vendin e ngjarjes.

Shpërthimet ndodhën në afërsi të stacionit qendror hekurudhor të kryeqytetit turk. Objektivi duket se ka qenë një marshim paqeje ku behej thirrje për t’i dhënë fund dhunës me grupin separatist kurd, PKK. Shpërthimet duket se janë kryer nga një kamikaz që ka hedhur veten në erë gjatë këtij tubimi.

Shpërthime në stacionin e trenit në Ankara

Dy shpërthime kanë ndodhur në një stacion të trentit në Ankara, duke shkaktuar disa viktima.

Shkaku i shpërthimeve është ende i paqartë.

Zyrtarët thonë se një numër i njerëzve kanë vdekur.

Sipas mediave lokale, auto-ambulancat janë duke nxituar për në vendin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat